Dëmtohet Kenedi, Kapllani nga minuta 1

Edmond Kapllani e ka të gjithë hapësirën e tij për t'u shndërruar në një lider të sulmit të Karlsruhes dhe të shënojë golin e parë në Bundesligë. Sulmuesi australian Xhoshua Kenedi u dëmtua rrëndë në stërvitje pas një përplasje në dylyftim me Mario Egiman duke humbur edhe pjesën e mbetur të sezonit. Kështu, për ndeshjen kundër Verder Bremenit sulmuesi i kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani do te jete në formacionin bazë.