Klodian Duro, kandidati potent për Këpucën e Artë

Klodian Duro ka shënuar 15 gola nga 41 që ka shënuar në total Tirana në 28 javët e zhvilluara deri tani. Këtyre i shtohen edhe dy gola në Kupën e Shqipërisë.
Por ajo që e intrigon më shumë profesionistin elbasanas, është fakti se ai ka shënuar rregullisht gola kundër dy ish-skuadrave të tij, Elbasanit dhe Vllaznisë. Duro ka hyrë në garë me Sinanin e Vllaznisë dhe Pejic të Dinamos për fitimin e "Këpucës së artë", cka do të ishte edhe trofeu i parë individual, pasi në rang ekipesh ka fituar jo pak.
Nesër Tirana, 13-herë fituese e Kupës së Shqipërisë do të luajë ndeshjen e kthimit në gjysmëfinalen e kupës, pikërisht ndaj Elbasanit, ku në të parën fitoi në "Ruzhdi Bizhuta" 3-0.