E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana: S'ka me ekip te madh

Pas eliminimit qe analistet sportive e cilesuan te turpshem ne te tetat e finaleve te Kupes se Frances nga Karkefu (0-1), nje skuader e panjohur e kategorise se katert franceze, kapiteni shqiptar i Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana, ka folur per gazeten prestigjioze sportive franceze "L'Equipe".
Si e perjetoni ju kete eliminim nga Karkefu?
Eshte shume i veshtire. Brenda nje jave humbem ne dy kompetecione (Kupa UEFA, Kupa e Frances), qe nuk ishin asgje tjeter por dhe objektivat e klubit, por ai ne Kupen e Frances shkon me traditen marsejeze. Nga ana tjeter, imazhi qe lame me dy ndeshjet e fundit parakupton nje pike negative ne ecjen tone. Rusia ishte nje pickim apeli, por te dalesh nga nje ekip i kategorise se katert eshte shume e veshtire ta pertypesh.
Mund te mendojme se ju dhate gjithcka?
Kur shikon rezultatin dhe menyren, detyrimisht mendon se Olimpiku i Marsejes beri nje prove te plote dhe nuk ishte i perfshire menderisht ne kete ndeshje. Kjo eshte edhe me e veshtira per ta pertypur.
A mund te lere gjurme ko ndeshje?
Jo, vecse nga kujton fillimin e dobet te sezonit tone. Me te veshtiren e kemi lene pas. Eshte vecse nje rezultat negativ qe ndalon dinamiken e fitoreve tona. Objektivi yne eshte shume i qarte, kualifikimi ne Ligen e Kampioneve. Luajme gjithcka per te.
Por brenda dhjete diteve, gjithcka eshte lekundur. Perse?
Ka nje teresi faktoresh, edhe mentale sigurisht. Duke u perdorur per te fituar pa ndalim, ndonjehere eshte e veshtire te vazhdosh duke fituar. Lioni, per shembull, di ta beje kete.
Ju nuk jeni nje ekip i madh?
Jo. Kjo eshte shume e qarte. Ne nuk kemi pretenduar kurre te jemi te tille. Ne jemi nje nga ekipet me te mira franceze, por pas Lionit. Nuk arrijme dot te ruajme nje rregullsi ne teresine e sezonit.
Si e parashikoni ndeshjen me Sosho?
Eshte akoma heret per te folur, duhet te pertypim akoma humbjen, te llogarisim demtimet, por duhet qetesuar lojen. Une e njoh Marsejen. Gjithcka eshte perpara nesh dhe ka aty nje pritje te madhe. Jemi ne sprintin e fundit, dhe ne nuk na lejohet te ngecim.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›