E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, 7 skuadra nuk hyjne ne fushe

Shtate skuadra vendosen dje qe te mos marrin pjese ne asnje nga ndeshjet ne vazhdim te Superliges, derisa te konfirmohet zhvillimi i zgjedhjeve te jashtezakonshme per Asamblene e Federates Shqiptare te Futbollit. Ky vendim eshte marre dje ne menyre unanime nga Tirana dhe Partizani te kryeqytetit, Vllaznia e Shkodres, Elbasani, Shkumbini i Peqinit, Besa e Kavajes dhe Kastrioti i Krujes. Zhvillimet erdhen pasi keto dite FIFA dhe UEFA, pezulluan pa afat kombetaren shqiptare te futbollit dhe klubet, duke u ndaluar pjesemarrjen ne cdo aktivitet nderkombetar.
Ne mbledhjen e presidenteve te klubeve te Superliges, te pranishem ishin Valter Fushaj i Bllaznise, Arben Laze i Elbasanit, Nexhat Bizhdili i Kavajes, Xhavit Ismaili i Shkumbinit, Genc Tomori i Partizanit, Refik Halili i Tiranes dhe Ramazan Ndreu, perfaqesuesi i Kastriotit. Fillimisht debati u zhvillua ne piken kryesore te ngritur keto dite si kerkese nga 20 klube, ajo e terheqjes se Presidentit te FSHF-se, Armand Duka, nga posti i tij. Duke drejtuar mbledhjen, presidenti i klubit shkodran, Valter Fushaj, ishte i prere ne qendrim, duke kerkuar qe te procedohet me hapa qe te cojne me tej ne zhbllokimin e situates. Fushaj vleresoi se Duka, "ka pezulluar Shqiperine ne aktivitet nderkombetare dhe eshte njeriu kryesor pergjegjes per kete situate ndaj duhet te largohet". Fushaj paralajmeroi edhe nisjen e protestave anti-Duka.
Pjesemarresit njezeri kerkuan qe sa me shpejt, te behet thirrja e Asamblese se Jashtezakonshme te FSHF-se dhe te kryhen zgjedhjet e reja. Ne kete pike, gjashte klubet miratuan njezeri vendimin per te bojkotuar pa afat, pjesemarrjen ne ndeshjet e Superliges, duke nisur nga ndeshjet e kesaj te shtune. Me kete argument u mbyll takimi, dhe presidentet e ketyre klubeve, hartuan deklaraten qe paralajmeron bojkotin.
Para pak ditesh, fillimisht FIFA dhe me tej UEFA, pezulluan pa afat aktivizimin e kombetares sone dhe klubeve te futbollit nga te gjitha veprimtarite nderkombetare. Kjo mase erdhi pasi organizmat nderkombetare vleresuan se shteti shqiptar ka nderhyre politikisht te FSHF. Kjo e fundit ka refuzuar auditimin e fondeve qe ka, nje pjese te te cilave i merr nga FIFA dhe UEFA dhe ka kerkuar te miratohet statusi i saj. Pak jave me pare Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, miratoi kete status dhe u terhoq nga kerkesa per audit fondesh. Por FSHF dhe kreu i saj Duka, deklaruan se nje pike e statutit, eshte e papranueshme. ed.ku

Ekipet qe bojkotojne
TIRANA
PARTIZANI
ELBASANI
VLLAZNIA
SHKUMBINI
BESA
KASTRIOTI

SEKTORI I GARAVE:
"Kush nuk luan, penalizohet"
Nderkohe qe shtate klube te Superliges bene te ditur se nuk do t'i hedhin skuadrat ne fushe te shtunen, Sektori i Garave prane FSHF-se, u tregua i ashper ne deklarimet e tij. "Ekipi qe nuk do te luaje do te penalizohet", deklaroi nje zedhenes i ketij sektori, i cituar dje nga "Albaniasport". Presidenti i Vllaznise, Fushaj, e beri te qarte se skuadra shkodrane nuk do te luaje takimin me Kastriotin (edhe ky klub ka firmosur letren ankese kunder Dukes). Edhe Partizani, nuk pritet te luaje takimin me Teuten (pro Dukes).

Deklarata e plote:
Nga klubet e futbollit:
Tirana, Partizani, Vllaznia, Besa, Elbasani, Shkumbini, Kastrioti:
Ne, klubet e futbollit te Superliges, jemi mbledhur sot me 21.03.2008 per te paraqitur edhe nje here kerkesat tona.
Duke marre shkas nga vendimi i FIFA-s dhe UEFA-s midis te tjerave edhe "...heqjen e te drejtes se klubeve shqiptare per t'u perfaqesuar ne kompeticionet evropiane...", gjendjes se veshtire qe po kalon futbolli, mosplotesimi deri me sot i kerkesave tona drejtuar FSHF-se, kerkesa te cilat jane vetem ne te mire te zhvillimit te futbollit shqiptar ne teresi, duke dale menjehere nga kjo gjendje e jashtezakonshme qe po kalojme;
Ne 7 klubet e Superliges vendosem:
1. Bojkotimin e kampionatit te shtunen, ne shenje proteste kunder mos reflektimit te federateS
2. Kerkojme te caktohet urgjent data per mbledhjen e Asamblese se Jashtezakonshme, ne baze te statutit, neni 25 pika 2, ku jane mbledhur me shume se 21 vota anetaresh te nevojshme per kete asamble
3. Kerkojme shtyrjen e kampionatit deri ne caktimin e dates per mbledhjen e Asamblese se Jashtezakonshme
4. Ne rast mosplotesimi te kerkesave te mesiperme si dhe ne rast te marrjes se ndonje mase penalizimi ndaj klubeve qe do te bojkotojne neser, do te ndermarrim cdo veprim demokratik per mbrojtjen e te drejtave tona deri ne protesta si dhe deri ne bojkotim total te kompeticioneve futbollistike.
E nenshkruajme kete deklarate duke kerkuar edhe perkrahjen e ketyre kerkesave nga te gjitha klubet e futbollit ne vend duke u solidarizuar menjehere me ne.
1. FK PARTIZANI - Genc Tomori
2. KS BESA - Nexhat Bizhdili
3. KF VLLAZNIA - Valter Fushaj
4. KS ELBASANI Arben Laze, Gentian Cerraga
5. KF SHKUMBINI - Xhavit Ismaili
6. KS TIRANA - Refik Halili
7. KS KASTRIOTI - Reshit Merlika, Ramadan Ndreu

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›