Cana: Të japim 300% për arritur objektivin tonë
Kishte shpresuar shumë për një fitore
kundër Kanës dhe e ka arritur atë. Bëhet
fjalë për Lorik Canën, shqiptarin e Olimpik
Marsejës, i cili një ditë para ndeshjes
kërkonte me ngulm tri pikët në ndeshjen
e të shtunës, ku Marseja ka fituar 2-1. "Një
fitore e tillë na bën të ndihemi mirë, pohon
shqiptari. Kjo demonstron se, nëse po të
duam të realizojmë objektivat tona, do të
duhet të japim 300% të impenjimit tonë.
Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme. Jo
gjithmonë mund të fitohet vetëm me lojën
në grup, por nevojiten edhe kualitetet.
Është të vështirë të bësh diferencën në
lojë. Duhej që të dilet në pah klasi ynë për
të arritur tri pikët dhe kjo ndodhi. Pra, duhet
të bësh diçka më shumë, e cila të shërbejë
për të arritur te suksesi. Nuk mund të
bëhen të gjitha vetëm me talent, por talenti
është i domosdoshëm për të ecur
përpara", ka nënvizuar kapiteni i Olimpikut
të Marsejës. Në këtë fitore nuk ka
munguar protagonisti i tij. Dhe për këtë ai
vlerësohet nga drejtuesit e klubit. Drejtori
sportiv i OM-së, Hose Anigo, i njeh meritat
dhe e uron kapitenin Cana: "E heq kapelën
për Lorikun. Është e rëndësishme të kesh
lojtarë të tillë në ekip". Megjithatë,
protagonizmi i ka kushtuar shqiptarit, që
ka marrë një karton të verdhë dhe është i
pezulluar për ndeshjen e radhës ndaj
Valencias më 19 tetor.