E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi ndaj SHIK, deshmojne ish-zyrtaret

Agjenti i Sherbimit Informativ Shteteror B.T. deshmoi vetem ne prani te prokurorit, avokateve dhe gjykatesve mbi ate qe dinte per rrembimin shtetasit Ziso Kristopulli, ngjarje per te cilin akuzohen ish- eksponente te Sherbimit Sekret vendas,Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi.

Me dyer te mbyllura ai tha: "Po, une e shoqerova Arben Sefgjinin ne Konispol, por nuk di asgje se perse ai shkoi aty”.

Prokurori e pyeti nese Sefgjini e takoi Ziso Kristopullin dhe ai u pergjigj: "Ne hengrem dreke ne lokalin e Zisos, madje ai nuk na la te paguanim. Por nuk mbaj mend nese jane takuar apo jo. Nuk mbaj mend” .

Prokurori kemebenguli te mesonte detaje te tjera te vizites se Sefgjinit ne Konispol, pasi ne deshmine e tij Kristopuli kishte thene se ishte pikerisht njeriu qe e takoi ne Ksamil ai qe edhe e kishte torturuar ne bazen e SHIK-ut ne Vaine te Lezhes.

Por deshmitari tha se nuk mbante mend gje. Para gjykates folen edhe kater deshmitare te tjere te prokurorise, oficere te komisariatit qe mbulonte zonen ku u rrembye Remzi Hoxha, ish hetuesi i ceshtjes si dhe nje ish punonjes ne presidence qe ka regjistruar denoncimin per zhdukjen e biznesmenit Hoxha.

Ish shefi i komisariatit numer tre ne ate kohe, tanime zevendesdrejtor ne policine e Tiranes u pyet se perse policia kur ishte bere denoncimi per zhdukjen nuk kishte bere verifikimin e makinave qe kryen rrembimin, te cilat ishin idenfifikuar nga deshmitaret si te SHIK-ut.

Ajo qe ra ne sy gjate procesit eshte se te gjithe oficeret e policise iu shmangen mjaft pyetjeve te prokuorit Hana, per mos kryerjen e detyres 30 minuta pas policia ishte vene ne dijeni. Megjithate ata u justifikuan se ne ate kohe kishte mjaft ngjarje, dhe ishin perfshire nga rutina

Procesi i radhes do te vijoje me deshmitare te tjere, ku pritet te kete serisht ne salle agjente te SHIK-ut. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›