E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haliti, kampion i Italisë në 400 metra me pengesa

Edhe një herë tjetër, 17-vjeçari shqiptar
Euzebio Haliti, i ekipit Polisportiva Roço
Scotellaro të Materas, nuk ka tradhtuar
parashikimet. Në fakt, ka fituar për të dytën
herë titullin kampion të Italisë për të rinj, pasi
e kishte fituar vitin e kaluar në Çezenatiço,
në garën e tij të preferuar: 400 metrat me
pengesa, gjatë Kampionatit individual të
Italisë, që po zhvillohet në Rieti. Në një ditë
me shi dhe me pistë të lagur, Euzebio, pasi
kontrolloi me lehtësi baterinë kualifikuese
të shtunën, të dielën në mëngjes, edhe pse
me grip, dominoi dhe fitoi me kohën 52‘‘59,
pak më lart se koha e tij më e mirë 51‘‘73. Në
fund të garës, ka deklaruar se "nuk jam në
formën më të mirë, ka qenë një sezon i gjatë
e ngjeshur, por besoja shumë se do ta fitoja
këtë titull". Zbuluesi i tij, Antonio Ferro, tha
më pas: "Euzebio është i mrekullueshëm
edhe kur nuk është në formë të mirë. Është
një atlet për t‘u mbajtur në konsideratë për
Olimpiadën e Londrës". a. amanallari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›