E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mici: Vetëm tre lojtarë të huaj

Sezoni futbollistik 2006-2007 u konsiderua nga media si më i korruptuari, kjo në bazë të trukimeve të rezultateve të ndeshjeve të javëve të fundit, por i tillë u vlerësua edhe nga zyrtarët më të lartë të FSHF-së, shefi i Sektorit të Garave, Hito Hitaj. Për t'i dhënë një imazh të ri, më të "pastër" futbollit të "pistë" shqiptar, Federata Shqiptare e Futbollit, është në kërkim të një formule të re, më efikase për të evituar "prapaskenat" që prodhuan edhe "kompromiset" e bujshme të organizuara nga klubet e renditura në mesin e artë.
Në takimin sotëm të "figurave të dyta" të Superligës (nuk ishte i pranishëm asnjë president klubi), pjesa e dytë, ajo e "nxehta", që u zhvillua me largimin e detyruar të gazetarëve (me urdhër) pas ngritjes së zërit të përfaqësuesve të Dinamos (Gjergj Rulit) dhe Elbasanit (Artim Kovaci), në lidhje edhe me defektet (dallavaret) e skemës së kampionatit të kaluar, u diskutua mbi shumë rregullime që mund ti bëhen sezonit që pritet të fillojë në 25 gusht, por që miratimi do të mund të bëhet vetëm në mbledhjen e komitetit Ekzekutiv, në 10 korrik.
"Klubet shfaqën mendime të ndryshme në lidhje me lojtarët e huaj, por ajo që konvergonte në një pikë të përbashkët ishte propozimi që në ekipet e Kategorisë Superiore të jenë jo më shumë se tre lojtarë të huaj, - tha Mici, që shtoi se për kategoritë inferiore, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë u hodh ideja të mos ketë asnjë lojtar të huaj. "Ashtu sic pati edhe ide nga disa klube për një numër të pakufizuar lojtarësh të huaj. Gjithsesi kjo do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›