Cana, asist në golin "ekspres"
Mesfushori i Kombëtares kuqezi dhe njëkohësisht kapiteni i “Maceve të zeza”, Lorik Cana, ishte autori i asistit në golin më të shpejtë të sezonit aktual të Premier Ligës. Frazier Campbell realizoi vetëm 41 sekonda pasi gjyqtari vërshëlleu për herë të parë në këtë sfidë.
Kjo ishte fitorja e parë në vitin 2010 për ekipin e drejtuar nga Stiv Brus, sukses që vjen pas një serie prej 15 ndeshjesh pa fitore. Darren Bent shënoi një tripletë në këtë takim: 63’, 74’ (penallti) dhe 87’. Ky tripikësh e ngjiti Sandërlendin në kuotën e 30 pikëve pas 28 ndeshjesh, në vendin e 13-të.