E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shiu shtyn ndeshjet e futbollit

Gjendja e rënduar e terrenve në stadiumet e Shqipërisë prej reshjeve të shiut dhe dëborës së ditëve të fundit, ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të shtyjë ndeshjet e javës së 24-t të Superligës, e cila ishte programuar të zhvillohej këtë fundjavë.

Në një njoftim të saj FSHF-ja thekson se duke parë kushtet e rënduara të vazhdueshme atmosferike në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe për t’i ardhur në ndihmë klubeve për përmirësimin e terreneve sportive, u vendos shtyrja e plotë të të gjitha ndeshjeve të javës në kampionatet kombëtare: Kategoria Superiore, Kategoria e Parë, Kategoria e Dytë, U-19 dhe U-17.

Kjo është hera e dytë që Superliga ndalet, pasi dy javë më parë disa ndeshje të shtyra prej kushteve të rënduara atmosferike, nuk lejonin ndërtimin e kalendarit të fazës së tretë nga ana e FSHF-së

Ndwrkohw, Shkumbini dhe Vllaznia barazuan sot 0-0 në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të Superligës. Ndeshaj u zhvillua në një terren mjaft të rënduar, në limitet e praktikueshmërisë së futbollit, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë në javët e fundit. Por duke parë se kjo ndeshje ishte shtyrë dy herë, gjyqtari dhe vëzhguesi i FSHF-së vendosën për vazhdimin e saj.

Rezultati 0-0 është tabloja më e qartë e ndeshjes, e cila u zhvillua më tepër në mesfushë pasi lojtarët kishin vështirësi në kalimin e topit nga njëra zonë e fushës në tjetrën. Ky barazim e lë Shkumbinin në vendin e 5-të në renditjen e Superligës në kuotën e 31 pikëve. Kurse Vllaznia ka kapur Kastriotin e vendit të 8-të me 27 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›