E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthejnë legjionarët, “Bollëk” golash në Gjermani

RRUSTEMI- Lojtari i preferuar i Baricit, Blerim Rrustemi (jo i thirrur nga Han në miqësoren kundër Polonsë), ishte edhe personazhi kryesor i ndeshjes Dinamo Drezden-Rot Vajs Erfuhrt (2-2). 25-vjecari Rrustemi shënoi në minutën e 44-t (1-1), por e festoi edhe golin e parë sezonal me një karton të kuq në të 87', tri minuta para se vendasit të barazonin rezultatin me anë të Bendovskit (90').
KASTRATI- Ish-sulmuesi i Kombëtares, Bekim Kastrati realizoi një nga katër golat e Fortuna Dusedorf në fitoren 4-0 me amatorët e Borusia Dortmundit në Ligën Rajonale të Veriut. 29-vjecari Kastrati, autor i tre golave në këtë sezon, realizoi golin e dytë takimit në minutën e 29-të.
CURRI- Sulmuesi kavajas i Erzbegirge Aue, Skerdilajd Curri shënoi një nga dy golat e ekipit të tij në humbjen 4-2 me St. Paulin në ndeshjen e vlefshme për javën 31 të Bundesliga 2. Ish-lojtari i Partizanit (1995-1997) realizoi në minutën e 35-të. Për 32-vjecari Curri ky ishte goli i tretë sezonal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›