Kapllani, goli i dytë në Bundesliga

Duket se pikërisht tani kur po i vjen fundi kampionatit gjerman, Edmond Kapllani ka vendosur që të "ndezë turbinat". Sulmuesi i kombëtares shqiptare që është ftuar edhe për ndeshjen miqësore me Poloninë ka shënuar edhe glin e tij të dytë në Bundesliga në ndeshjen që skuadra e Karlsruhe e ka humbur me rezultatin 3-1 nga Herta Berlin. Kapllani ka shënuar në minutën e 53-të të ndeshjes duke ngushtuar përkohësisht disavantazhin e skuadrës së tij në 2-1, por gjithcka është bërë e pavlerë në minutën e 87-ë kur vendasit kanë shënuar edhe golin e tretë. Sulmuesi shqiptar është aktivizuar për 90 minuta në këtë takim.
Ky është goli i dytë i Edmond Kapllanit në kategorinë elite të futbollit gjerman pas atij të shënuar në javën e kaluar në portën e Ëerder Bremen. Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në mbyllje të Bundesligës ai do të kërkojë që t'i bëjë të paktën një mbyllje të mirë një sezoni që ka lënë për të dëshiruar.