Dinamo fiton derbin, paralajmërohet Mema

Tirana-Dinamo 1-2. Besa-Partizani 0-1. Fitore të kryesuseve në transfertë. Të parajmëruara nga media. Të realizuara në fushë. Sërish dy pikë diferencë midis dy rivalëve të mëdha, kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i sezonit. Tashmë nuk ka asnjë dyshim se enigma do të zgjidhet në javën e 33-të. Kur dy favoritët do të përplasen në një 90 minutësh për "jetë a vdekje". Partizani për të fituar titullin e 16-të pas 15-vjetësh pritje, Dinamo për t'i dhënë presidentit Besnik Sulaj trofeun e dytë, pas atij të fituar në Shkodër me Vllazninë në sezonin 2001-2002.
E PARALAJMËRUAR - Fitorja e Dinamos ishte paralajmëruar, kur kundërshtari i shkurorëzuar e "kopjoi" stilin e saj. Ndryshimi i vetëm: Dinamo toleroi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë me Vllazninë (humbi 4-0, 3-0), ndërsa Tirana (finaliste e Kupës me shkodranët) toleroi në kampionat. Trajneri Mema ruajti titullarët për finalen e Kupës, më 7 maj në Elbasan. Në "Ruzhdi Bizhuta" gjykon gjyqtari i tretë më i mirë në botë, ceku Ljubo Mishel. Ndoshta e ka marrë ndonjë "info" se Tirana ka katër donatorë, të cilët kanë shpenzuar 1 milon dollarë për sezonin më të shëmtuar të tyre.
XHAFAJ- Dy penallti të dhëna në Tirana-Dinamo, nga një për cdo skuadër, por ajo e ekzekutuar nga Kuli () rezultoi edhe goditja fatale që prodhoi edhe fitoren e Dinamos, ndaj një formacioni të dorës së dytë të kampionëve në fuqi. Daniel Xhafaj goditi shtyllën në pingule në minutën 15-të duke paraljamëruar Kotorin, të cilin e mposhti 35 minuta më pas nga pika e bardhë, në të 50', pas prekjes së topit me dorë nga kroati Goran Granic.
PIKA E BARDHË - Pero Pejic realizoi një eurogol në të 60' (1-1), për t'ia lënë radhën Bekim Kulit në minutën e 73-të. Shqiptaro-kroati Lekë Kcira preku topin me dorë dhe gjyqtari Peza nuk hezitoi të akordonte penalltinë e dytë në këtë takim. Kavajasi Kuli, si gjithmonë i pagabueshëm: 1-2. Dinamo merr frymë. Ruan vendin e parë.
DY HYMBJE -Tirana pësoi humbjen e dytë rresht me të njëjtin rezultat në dy derbët me rivalët e përjetshëm: 2-1 me Partizanin në "Qemal Stafa" një javë më parë, dhe më të njëjtat shifra u mposht nga Dinamo në "Selman Stërmasi", që morri revashin ndaj humbjes së fazës së parë me shifrat 2-0. Në mes një barazim i thatë: 0-0.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 30
03.05.2008
Tirana-Dinamo 1-2
Bilanci: 126 ndeshje;
48 fitore Tirana
32 barazime
46 fitore Dinamo
Golat: 181-165
Besa-Partizani 0-1
Bilanci: 102 ndeshje;
18 fitore Besa
36 barazime
52 fitore Partizani
Golat: 93-192
Vllaznia-Skënderbeu 2-1
Bilanci: 110 ndeshje;
60 fitore Vllaznia
36 barazime
26 fitore Skënderbeu
Golat: 167:96
Elbasani-Besëlidhja 3-0
Bilanci: 39 ndeshje;
20 fitore Elbasani
8 barazime
11 fitore Besëlidhja
Golat: 44-22
Shkumbini-Teuta 3-0
Bilanci: 35 ndeshje;
14 fitore Shkumbini
7 barazime
14 fitore Teuta
Golat: 40-38
Flamurtari-Kastrioti 1-0
Bilanci: 15 ndeshje;
56 fitore Flamurtari
3 barazime
6 fitore 16-13
Renditja
1. Dinamo 30 61
2. Partizani 30 59
3. Besa 30 50
4. Elbasani 30 47
5. Tirana 30 46
6. Vllaznia 30 45
7. Shkumbini 30 44
8. Flamurtari 30 38
9. Kastrioti 30 32
10. Teuta 30 31
11. Besëlidhja 30 28
12. Skënderbeu 30 11