E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana bën kritikun: “Na duhej një gjysmëgoli”

Olimpiku i Marsejës është i dyti në Francë, por diferenca me Lionin e vendit të parë brenda pesë gjashtë javëve është 4 pikë, c'ka tregon se kampioni në fuqi, duke se edhe këtë sezon do të jetë violina e parë e kampionatit transalpin.
Në ndihmë të Lionit kanë ardhur edhe dy barazimet e fundit të Marsejës me Bordonë në transfertë e Monakon në shtëpi. Kapiteni Lorik Cana, i cili të martën shënoi golin e tij te parë në Ligën e Kampionëve kundër Liverpulit, u shpreh i pakënaqur me nivelin e lojës që tregoi Marseja: "Nuk e patëm atë mundësi të artë për të shënuar, duhet ta kishim shënuar atë dreq goli të vogël. Nuk bëmë një ndeshje të madhe, por ishte e mjaftueshme për të bërë diferencën. Me grintën e cilësitë tonë, duhet të kishim kërkuar vetëm fitoren".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›