E Diel, 1 Nëntor 2026

Lala rëndon krizën e lojtarëve te Hanoveri

Hanoveri i Altin Lalës ndodhet në një krizë të panjohur kurrë më parë. Nuk është financiare, por mungesë lojtarësh. Të martën do të luajë kundër Shalke 04 në Kupën e Gjermanisë, por ekipi nga Saksonia e Poshtme ka 14 mungesa e për këtë ka bërë një lutje Federatën Gjermane të Futbollit që ndeshja të shtyhet.
"Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme, të cilën unë nuk e kam përjetuar kurrë", - tha drejtori sportiv i Hanoverit, Kristian Hohshteter. Trajnerit Dieter Heking i mungojnë për momentin 14 futbollistë nga grupi i tij prej 28 lojtarësh.
Shtatë futbollistë janë infektuar me virusin e gripit, e gjashtë të tjerë janë të dëmtuar. Këtyre të këqijave u shtohet edhe pezullimi i mesfushorit shqiptar Altin Lala.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›