E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana beson në Ligën e Kampionëve

Lorik Cana e ka ndihmuar Lazion në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Atalantas. Mesfushori kosovar e ka realizuar golin e dytë, për ta afruar ekipin e tij me pozitën e tretë, e cila çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

28 vjeçari ndihet i lumtur që Biancocelesti shënuan fitore në një terren të vështirë siç është ai i Bergamos. “E kemi demonstruar se, përkundër faktit se na mungojnë disa lojtarë, me shpirtin dhe mentalitetin e duhur mund të nxjerrim rezultate të mira”, deklaroi Cana për Sky Sport pas ndeshjes.

Në xhiron e fundit, Lazio do ta presë Interin. Kurse Udinese, e cila gjendet në pozitën e tretë, do të luajë në shtëpi të Catanias. Përfaqësuesi shqiptar shpreson në një dështim të ekipit nga Udine dhe në një rezultat pozitiv të ekipit të Edy Rejas në Giuseppe Meazza.

“Catania është një skuadër që nuk dorëzohet kurrë. Ne, megjithatë, duhet të mendojmë të fitojmë ndaj Interit, duke shpresuar që ekipet tjera të mos marrin pikë”, përfundoi Cana.

Paraqitjen e ish futbollistit të PSG, Marseilles, Sunderlandit dhe Galatasarayt e ka përshëndetur edhe trajneri Edy Reja. “Cana e kurorëzoi paraqitjen e shkëlqyeshme me një gol fantastik”, tha trajneri italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›