E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, miqësore me Iranin

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka siguruar edhe një ndeshje miqësore për Kombëtaren shqiptare. Këta të fundit më 27 maj do të përballen me përfaqësuesen e Iranit, në takimin i cili është caktuar të zhvillohet në Stamboll.

Pesë ditë para kësaj përballjeje, kuqezinjtë i pret edhe një ndeshje tjetër miqësore, ajo me Kombëtaren e Katarit, e cila do të zhvillohet në Madrid.

Këto takime do t’i mundësojnë trajnerit Gianni de Biasi ta përgatitë ekipin para fillimit të eliminatoreve për kampionatin botëror ‘Brazili 2014.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›