Ndërpritet seria e titujve të Ibrahimoviçit

Bianconerët ia ndërprenë serinë e hatashme të suedezit, e cila filloi në Ajax më 2004. Ibrahimoviç si futbollist i Ajaxit në sezonin 2003/04 fitoi titullin e kampionit në Holandë. Më 2004, ai u transferua në Juventus dhe në dy sezone me Bianconerët fitoi po aq tituj në Serie A.
Bianconerët më pas u përjashtuan në ligën e dytë pas skandalit Calciopoli dhe suedezi kaloi te rivali Inter, ku për tri vite rresht e rrëmbeu Scudetton. Pas Giuseppe Meazzas, Ibrahimoviç u transferua te Barcelona, ku më 2009/10 fitoi titullin në La Liga.
Menjëherë më pas luajti për skuadrën e tij të tretë italiane, Milan dhe ‘sigurisht’ në sezonin e parë e fitoi titullin e kampionit të Italisë. Seri e hatashme prej tetë titujsh të njëpasnjëshëm, me pesë skuadra të ndryshme, e cila megjithatë të dielën u ndërpre.