E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana do t’i rikthehet Marsejës ditën e enjte

Marsejë - Lorik Cana do të jetë i gatshëm për Olimipikun e Marsejës ditën e enjte në përballjen me Tuenten për Kupën Uefa. Futbollisti kosovar qëndron jashtë fushave që prej dy muajsh, për shkak të një dëmtimi të pësuar në gjurin e djathtë.

Trajneri i Marsejës, Erik Gerets, do të ketë të gatshëm kapitenin e ekipit të tij ditën e nesërme në përballjen me holandezët, por asgjë nuk dihet me siguri, nëse Cana do të jetë pjesë e formacionit të parë apo jo.

Lajmi për rikthimin e Canës bëhet publik në faqen zyrtare të Marsejës në internet. Lorik Cana ishte parashikuar për të qenë i gatshëm që në përballjen e Marsejës me Monakon më 8 shkurt, por rikthimi zgjati 10 dit më shumë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›