E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duka takim me Presidentin Fatmir Sejdiu

Prishtinë - Me rastin e një vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti Fatmir Sejdiu ka pritur në një takim Armando Dukën, kreun e FSHF-së. Sejdiu falenderoi Dukën për ndihmën e madhe që po jep shteti shqiptar, duke përfshirë edhe atë të sportit.

"Sportistët e Kosovës meritojnë t'u jepet shansi për të treguar talentin e tyre edhe në arenën ndërkombëtare", është shprehur Presidenti Sejdiu.

Në fjalën e tij Duka uroi Sejdiun me rastin e një vjetorit të Pavarësisë, dhe shprehu besimin e tij për krijimin e një skuadre cilësore futbolli nga përfaqësuesja e Kosovës. Duka konfirmoi edhe një herë gatishmërinë e institucionit që ai drejton për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, duke i dhënë edhe ndihmën e nevojshme Federatës Kosovare të Futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›