E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, dy vota larg “Topit të artë” të tifozëve

Mesfushori shqiptar të Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana është mundur me dy vota nga kapiteni i Marsejës, Habib Beje. Futbollisti Kombëtares senegaleze është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit 2006 nga grupi i tifozëve marsejësë "Dodgers". Beje mbron ngjyrat e Marsejës nga viti 2003, dhe pason kështu portierin e njohur Fabien Bartez. Siti i njohur francez football.fr pohon se ai ka marrë vetëm dy vota më shumë se Lorik Cana në fitimin e "Topit të artë" simbolik që jepet nga tifozët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›