Bizhdili, 1 miljon lekë gjobë për “këpucën”

Presidenti i KF "Besa", Nexhat Bizhdili për hedhje të sendeve të forta, me saktë këpucës së tij ndaj gjyqtarit Bardhyl Pashaj në ndeshjen Besa-Kastrioti, e cilësuar kjo si jashtë etikës sportive u gjobit nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit me 100.000 lekë në bazë të nenit 24/16 të K.D.Sportive. Po nga ekipi i Besës u gjobit futbollisti Alban Dragusha (5 mijë lekë), ndërsa sulmuei Parid Xhihani u pezullua me dy ndeshje. Futbollistë të tjerë të Superligës të ndëshkuar nga Disiplinori janë: Hetlem Capja (Elbasani) me dy ndeshje pezullim, Gerdian Kote (Apolonia) me pesë ndeshje pezullim. Futbollisti i Shkumbinit, Alban Byzhyti dhe Richard Makumba i Flamurtarit u gjobitën me nga 5 mijë lekë. Komisioni i Disiplinës në mbledhjen e tij të sotme morri 21 vendime, në të cilat kishte shumë ndëshkime për futbollistë dhe drejtues të klubeve të kategorive inferiore, përfshirë edhe ato U-19.
Ja të gjitha vendimet e Disiplinorit
KOMISIONI I DISIPLINES
Vendosi 1. Futbollisti U-19 i ekipit te Skenderbeut, Dhimiter Tora per proteste e ofendim te arbitrit pezullohet 3 (tre) ndeshje nga aktiviteti futbollistik ne baze te Nenit 26/7 te K.D.Sportive. 2. Dorian Perloshi i ekipit U-19 Beslidhja dhe Aranit Beqiaj i ekipit U-19 te Vllaznise per goditje te kundershtarit pezullohen nga 6 (gjashte) ndeshje nga aktiviteti futbollistik ne baze te nenit 26/1,b te K.D.Sportive. 3. Futbollisti Indrit Stafa i ekipit U-17 te Kastriotit per ofendim te asistentit te ndeshjes pezullohet 3 (tre) ndeshje nga aktiviteti ne baze te Nenit 26/7 te K.D.Sportive. 4. Futbollistet e U-19: a)Albi Toska i Dinamos b) Ilir Kasmi i Kastriotit per goditje te kundershtarit pezullohen 6 (gjashte) jave secili ne baze te nenit 26/1,b te K.D.Sportive 5. Futbollistet e U-19: a) Mirand Progni i Shkumbinit b) Ledio Kaja i Lushnjes per ofendim e gjeste ndaj kundershtarit pezullohen 3 (tre) jave nga aktiviteti ne baze te Nenit 26/7 te K.D.Sportive. 6) Trajneri Besnik Bace i ekipit U-19 te Skenderbeut per ofendim te arbitrit pezullohet 3 (tre) ndeshje nga drejtimi i ekipit ne baze te nenit 25/5 te K.D.Sportive. 7. Futbollistet e U-17: a) Renis Mehja i Partizanit b) Saimir Celhaka i Beses per ofendim te arbitrave pezullohen nga 3 (tre) ndeshje ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive 8. Futbollistet e U-19: a) Arben Malaj i Shkendise b) Valdon Nimani i Vllaznise per ofendim ndaj kundershtareve pezullohen 3 (tre) ndeshje ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive. 9. Futbollisti Armand Cullani i ekipit U-19 te Shkendise per shtyrje te arbitrit pezullohet 4 (kater) ndeshje ne baze te Nenit 26/2 te K.D.Sportive. 10. Futbollistet: a) Ervin Kryemadhi i ekipit te Dajtit b) Anteo Gruma i ekipit te Butrintit per ofendim e proteste ndaj gjyqtarit pezullohen me 3 (tre) ndeshje ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive. 11. Zyrtari i KF "Butrinti", Spiro Kocaj per ofendim te arbitrave dhe zyrtareve te FSHF-se pezullohet 3 (tre) ndeshje nga drejtimi i ekipit dhe gjobitet me 30.000 leke gjobe ne baze te Nenit 24/6 te K.D.Sportive. 12. Futbollisti Oliver Pepa i ekipit te Velecikut per goditje te rende ndaj kundershtarit pezullohet 3 (tre) muaj ndeshje nga aktivitetet futbollistike ne baze te nenit 26/9 te K.D.Sportive. 13. Futbollisti i ekipit Albpetrol, Klodian Goxhaj per goditje te kundershtarit me bryl pezullohet 5 (pese) jave nga aktivitetet futbollistike ne baze te nenit 26/1,b te K.D.Sportive. 14. Futbollisti Asqeri Kariqi i ekipit te Domosdoves per ofendim te asistentit dhe arbitrit te ndeshjes pezullohet 3 (tre) ndeshje ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive. 15. Futbollisti Parid Xhihani i ekipit Besa per ofendim te arbitrave me mbarimin e lojes pezullohet 2 (dy) jave nga aktiviteti ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive. 16. Presidenti i KF "Besa" Nexhat Bizhdili per hedhje te sendeve te forta (jashte etikes sportive) gjobitet 100.000 leke ne baze te nenit 24/16 te K.D.Sportive. 17. Futbollisti Alban Dragusha i ekipit te Beses per loje te rrezikshme por pa krijuar pasoja te renda per kundershtarit gjobitet me 5000 leke ne baze te nenit 26/8 te K.D.Sportive. 18. Futbollistet: a) Alban Byzhyti i ekipit Shkumbini b) Richard Makumba i ekipit te Flamurtarit per gjeste fyese dhe provokuese respektivisht ndaj publikut dhe pankines gjobitet secili nga 30.000 leke ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive. 19. Futbollisti i ekipit Apolonia, Gerdian Kote per goditje me grusht te kundershtarit pezullohet 5 (pese) jave nga aktivitetit ne baze te nenit 28/1,b te K.D.Sportive. 20. Futbollisti Heltem Capja i ekipit te Elbasanit per gjeste fyese ndaj asistentit te ndeshjes pas mbarimit te ndeshjes pezullohet 2 (dy) ndeshje nga aktiviteti futbollistik ne baze te nenit 26/7 te K.D.Sportive. 21. Reklamimi i bere nga KF "Flamurtari" ne baze te dokumentacionit te Sektorit te Garave te FSHF-se nuk ka baze per reklamimin e bere.