Janku për supersfidën Partizani-Teuta

Albano Janku do të drejtojë sfidën më të rëndesishme të javës 13-të të Kategorisë Superiore, atë Partizani-Teuta. Për ndërkombëtarin Janku, bëhet fjalë për ndeshjen e tij të 9-të gjatë sezonit 2006-2007. Po kaq ndeshje plotëson edhe Sokol Cekaj, që do të gjykojë ndeshjen Dinamo-Luftëtari. Derbi i Qarkut të Elbasanit, Elbasani-Shkumbini do të drejtohet nga Mirush Metohia.
Kategoria Superiore java e 13-te.
1.KASTRIOTI-TIRANA
L.Jemini-A.Pregja-B.Mesi
2.VLLAZNIA-BESA
K.Meta-A.Lamce-F.Lamaj
3.DINAMO-LUFTETARI
S.Cekaj-L.Mustafaraj-E.Miho
4.APOLONIA-FLAMURTARI
S.Bogdani-G.Koka-D.Agaraj
5.ELBASANI-SHKUMBINI
M.Metohia-A.Molla-D.Salaj
6. PARTIZANI-TEUTA
A.Janku-D.Rexha-G.Qirici