Le phoceen.fr: Cana, i rrezikuar nga armiku Mbami

Lorik Cana dhe Modeste Mbami, dy lojtarë të ardhur te Olimpiku i Marsejës, nga Paris Sën Zhermeni po rikthehen në një cështje të mprehtë te Marseja. Kështu shkruan siti francez lephoceen.fr në rubrikën e tij të aktualitetit. Të dy futbollistët nuk po harmonizohen me njëri-tjetrin. Por për trajnerin e marsejezëve, Albert Emon, ata kompensojnë njëri-tjetrin, duke punuar mirë. Lorik Cana ka munguar në ndeshjen e së dielës së kaluar kundër Valensienit, duke e lënë Mbaminë të vetëm në mesfushë, sikurse ka ndodhur një javë më parë në takimin kundër Lilës, kur atëherë ishte Cana i mbetur i vetëm në mesfushë. Por, për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Trojes, Cana e Mbami do të jenë së bashku . Që nga koha kur Cana dhe Mbami janë sërish bashkë te Olimpiku i Marsejës, në asnjë takim ata nuk e kanë treguar veten se duke luajtur të dy në fushë mund të vënë në eficencë të plotë mundësitë e tyre. Kjo ndoshta edhe për gatime taktike të trajnerit? Albert Emon po kërkon të provojë një modul tjetër, me Mbaminë më të tërhequr dhe me Lorik Canën më lart në mesfushë. "Loriku është një shkatërrues perfekt, por në të njëjtën kohë e njeh mirë lojën me top. Ai mund të luajë më lart në mesfushë",- ka deklaruar trajneri Emon.