Cana edhe vitin tjetër në Galatasaray?

Cila do të jetë e ardhmja e Lorik Canës për sezonin tjetër? Kjo është pyetja që shqetëson ditët e fundit shumë të pasionuar pas lojës së mesfushorit shqiptar, skuadra e të cilit, Gallatasaray po kalon një periudhë të vështirë në kampionatin turk.
Edhe pse rezultatet nuk janë premtuese për një pjesëmarrje të mundshme të gjigandit turk në edicionin e ardhshëm të Kupave të Europës, megjithatë në klub po percaktohen disa gjëra.
Sikurse ka bërë të ditur gazeta “Sabah” në faqet e saj sportive dje, Lorik Cana do ta vazhdojë të jetë pjesë Gallatasarayt edhe për edicionin e ardhshme.Bashkë me të edhe disa nga futbollistët e huaj të skuadrës turke, si Neill, Keëell e Baros.
Po ashtu sipas kësaj gazetë, lojtarët e huaj që luajnë te Gallatasaray janë ndarë në dy grupe, veteranët dhe të rinjtë (për nga koha që janë transferuar në klubin turk). Cana është pjesë e grupit të veteranëve, pasi ka shoqëri të ngushtë me Neill, Kewell e Baros.