Drogba s’largohet nga Chelsea

Nga Express më 01 mars 2011 në ora 22:05
Që kur ka arritur Fernando Torres në Chelsea, Didier Drogba po gjen më pak minuta në ekipin londinez. Por, kjo nuk do ta detyrojë sulmuesin nga Bregu i Fildishtë që të kërkojë që të largohet.
“Chelsea mbetet ëndrra ime e vetme e madhe. Luaj në një klub të madh, me bashkëlojtarë fantastikë, familja ime ia kalon mirë në Londër. Vite më parë kam thënë: shpresoj të luaj në Milan, Inter, Real Madrid apo Manchester United, por më nuk është kështu. Nuk e kam më këtë dëshirë”, tha Drogba për kanalin Orange Sport.