E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqelm hutit, rrezikon dënimin

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 09:30

Në fushën e futbollit shihen histori të natyrave të ndryshme. Përleshje lojtarësh, sulm ndaj gjyqtarit, gabime të gjyqtarëve në vendimet e tyre apo diçka tjetër. Por, goditjen me shqelm të një huti në fushë, nuk e imagjinonte askush dot.

Për këtë rast është përkujdesur Luis Moreno, futbollist i skuadrës kolumbiane Deportivo Pereira, i cili në ndeshje kundër Juniorit, i ka dhënë një goditje të fortë viktimës, e cila në atë moment ishte vendosur në një vend të gabuar.

Shpendi, i cili për dikë ishte hut, e për dikë tjetër kukuvajkë, fillimisht ishte goditur nga një top, ndërsa goditjen e dytë e mori nga një sulm vulgar. Pamjet në fotografi janë të qarta për çdokënd që i sheh.

Duhet shtuar se Luis Moreno ka kërkuar falje, edhe pse është dënuar ashpër veprimi i tij nga i gjithë vendi, përkatësisht nga asociacioni për mbrojtjen e kafshëve.

Moreno është vënë në gatishmëri që ta paguajë shërimin e këtij shpendi, i cili ndër të tjera është simbol i stadiumit dhe i vetë ekipit Junior Barranquilla, i cili i konsideron hutat, shpezë që sjellin fat.

Ndërkohë, nga klinika Zoosalud arrijnë lajme të mira: huti nuk ka pësuar thyerje në trup. Ndërsa, Luis Moreno rrezikon sanksione nga Liga kolumbiane e futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›