E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana fiton me Kristi Vangjelin, por: “Duhet të punojmë më shumë

Marseja e Lorik Canës mposhti më vështirësi 2-1 Arisin e Selanikut ku aktiviozhet edhe lojtari tjetër i Kombërares shqiptare, Kristi Vangjeli. Takimi miqësor u ndoq nga 5000 shikuesë në stadiumin "Joseph Moynat" të provincën franceze Thonon-les-Bains. Golin e parë e shënuan grekët me anë të Pritas (3'), ndërsa për Marsejën realizuan Rodriguez (21') dhe Ziani (33'). Loriku luajti si zëvendësues në pjesën e dytë, ku dhe ekipi i tij bëri dhjetë zëvendësime, ndërkohë që Kristi Vangjeli ishte ndër tre të vetmit lojtarë të Arisit që i luajtën minutat e plota.
Olimpiku fitoi një tjetër ndeshje miqësore, por ajo që dallojnë mediat franceze është forma e jashtëzakonshme që po tregon shqiptari Lorik Cana, i cili pritet të jetë gjatë sezonit të ri edhe lideri i vërtetë i nënkampioneve të Francës. "Ndeshjet miqësore janë bërë për t'u fituar. Kemi dëshirë shumë të madhe për të fituar që e kemi shfaqur cdo herë në takimet e fundit miqësore. Kemi një ekip që ka luajtur shumë ndeshje në kohët e fundit, por që nuk është ndierë shumë. Kemi qenë agresivë dhe kjo duhet t'i përgjigjet së tashmes. Kjo qëndron edhe në dinamikën tonë të fitoreve. Do të përpiqemi të punojmë më shumë përpara ndeshjes miqësore të së shtunës", - pohoi Cana për sitin francez foot-interview.fr.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›