E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goli i Bushit jep fitoren Kalamariase

Nga Greqia, Kastriot Gjini
Fitimtare arriti te dilte skuadra e Apollon Kalamariase, ne miqesoren qe zhvilloi kunder skuadres tjeter greke Kastorja. Kjo ndeshje ishte nje ndeshje kontrolli e fazes pergatitore qe skuadre e Kalamariase po zhvillon , ne preg te fillimit te superliges greke. Si gjithmone, keshtu edhe kesaj rradhe shpetimtari i kesaj skuadre ishte sulmuesi shqiptar, Alban Bushi i cili shenoi dhe golin e vetem te kesaj ndeshje ne minuten e 60', qe i dha fitoren skuadres se tij. Pergjithesisht, skuadra e Bushit luajti shume me mire se kundershtari, por i nxehti i madh i pengoi skuadrat te shenonin. Bushi u aktivizua per 90 minuta ne kete ndeshje dhe beri nje paraqitje te mire.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›