Cana gjen një armik te Sanderlendi

www.albania-sport.com- Lorik Cana ka një “armik” të ri të Sandërlendi. Kapiteni shqiptar i klubit anglez të Premier Ligës është në “duel” për një vend titullari te “macet e zeza” me David Mejlerin, “binjaku” i tij në zonës e mesfushës shkatërruese.
Në fakt, Cana pas paraqitjes mbresëlënëse në fillim të sezonit të tij të parë në Angli, ka pësuar një rënie të formës, kjo edhe për shkak të mospërshtatjes së plotë me ritmin dhe natyrën krejt të ndryshme të futbollit anglez në raport me përvojën franceze të mesfushorit të Kombëtares shqiptare.
Lorik Cana nuk ishte në skedën e ndeshjes në takimin e humbur 1-0 të Sanderlendit me Uest Hemin e Valon Behramin, kjo pasi trajneri Stiv Brus kishte preferuar të hidhte në fushë të njëjtën 11-she që përballoi Totenhemin (të fituar 3-1 nga Sandërlendi).
Sipas faqes zyrtare të Sanderlendit, Cana ka një problem në ije, dhe nuk mund të jetë i gatshëm as për ndeshjen e radhës kundër Bërnlit, një ish-skuadër e Besart Berishës. Ndeshja e fundit e Lorikut me Sandërlendin ishte ajo kundër Liverpulit, të humbur me rezultatin e pastër 3-0, e ku Cana u spostua në zemër të mbrojtjesë së “maceve të zeza”.
Faqja angleze, Adifferentleague.co.uk, ka bërë një analizë të shkurtër të gjendjes së Sanderlendit në këtë sezon, ku midis të tjerash bën edhe krahasime midis futbollistëve të kësaj skuadre.
“David Mejler edhe një herë tjetër e la Lorik Canën jashtë formacionit. Në termat e zgjedhjes, Brus duket se ka plotësisht të drejtë. Forma e Canës në pjesën e dytë të sezonit ka pësuar rënie dhe ai ka nevojë të pushojë, nisur edhe nga fakti i kartonëve të shumtë të marë në dyluftimet e shumta, shpesh dhe jo të zgjuara. Mejler ka ofruar një përmirësim në mesin e fushës dhe duket të jetë më i rehatshëm me topin dhe ofron më shumë në mënyrën e shpërndarjes se sa homologu i tij shqiptar. Në një sistem loje 4-4-2 është shumë e rëndësishme të kesh të paktën një lojtar që mund të mbajë topin me besim në qëndër të fushës dhe megjithëse Mejler nuk është lojtari më krijues në botë, ai ofron më shumë se Cana”, - shkruan faqja britanike.
Lorik Cana ka luajtur 28 nga 34 ndeshjet e zhvilluara deri tani në Premier Ligë, duke koleksionuar 10 kartonë të verdhë dhe një të kuq, duke qenë lojtari i tretë me më shumë aktivizime në skuadër.
Gjithsesi, kapiteni Cana mbetet një figurë popullore te Sanderlendi, dhe janë të shpeshta rastet kur mesfushori shqiptar, së bashku edhe me lojtarë të tjerë të ekipit, jep zyrtarisht autografe apo merr pjesë në iniciativa me karakter social, si takimi në kuadër të nismës “një karton i kuq racizmit”.
Lorik Cana, duket se ka ende “ndikim” në Francë,, Sidnej Govu i Olimpikut të Lionit mund të transferohet në verë te Sanderlendi, dhe mediat franceze përmendin faktin se klubi anglez ka peshkuar edhe lojtarë të tjerë nga ky kampionat, përfshirë dhe futbollistin shqiptar.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili