E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëlqim Muça në Coverciano të Italisë

www.albania-sport.com -Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, ka “braktisur” ekipin. Tekniku blu ndodhet në Itali, ku do të ndjekë një kurs njëjavor në Coverciano, ku ndodhet sektori teknik i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC).

Muça, së bashku me përgjegjësin teknik të FSHF-së, Astrit Maçi, do të ndjekin edhe disa stërvitje të skuadrave italiane, përfshirë dhe Fiorentinën e Cezare Prandellit (Serie A).

Nga dita e sotme, në Coverciano, ndodhet edhe trajneri i Kombëtares italiane, Marcelo Lippi. Në këtë kurs marrin pjesë 140 trajnerë nga 53 vende të ndryshme.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›