E Shtunë, 31 Tetor 2026

Forlan pasardhës i Torres?

Në Angli qarkullojnë zëra se e ardhmja e sulmuesit Fernando Torres mund të jetë larg Liverpoolit.

Përfaqësuesi spanjoll, e ka shprehur dëshirën e tij për të fituar trofe të rëndësishëm, të cilët i mungojnë Liverpoolit kohëve të fundit.

Nëse largohet Torres, për të cilin janë të gatshëm ta ofrojnë në gjirin e tyre Real Madrid dhe Barcelona, Reds janë duke e përgatitur terrenin për pasardhësin e tij.

Sulmuesi i Atletico Madrid, uruguaiani Diego Forlan, mund të jetë pasardhës i ‘El Nino’ në Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›