E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard, numri 1 në listën e Murinjos

www.albania-sport.com - Stiven Xherard ka qenë objektiv i përhershëm në “listën sekrete” të Hoze Murinjos, qysh kur trajneri i Interit ishte në krye të Çelsit. Portugezi tentoi ta rekrutonte dy herë lojtarin simbol të Liverpool.

Në të gjitha rastet, kapiteni i “Reds”-ave preferoi ta hidhte poshtë ofertën. Por, mesa duket kësaj radhe gjërat kanë ndryshuar, dhe “Special One”, i cili nuk hequr dorë nga “pronësimi” i ndërkombëtarit anglez, mund t’i kompletohet dëshira.

Në fakt, sipas “Daily Mail”, Murinjo, duket se e ka bindur presidentin e tij, Masimo Morati, për të bërë Xherardin numrin 1 në listën e blerjeve për sezonin e ardhshëm, nisur edhe nga disa rrethana më të favorshme.

Para së gjithash, niveli sportiv i skuadrës së Rafa Benitezit, nuk i siguron një vend në Ligën e Kampioneve, Stiven Xherardit, një mesfushori të shquar dhe me vlerë në kompeticionin prestigjioz të klubeve.

Nga ana tjetër, situata ekononike financiare e Liverpulit është shumë komplekse, klubi është në shitje, dhe të gjithë e dinë se gjëja e parë që mund të lehtësojë borxhet e majme të pronarëve amerikanë është nxjerrja në shitje e yjeve të tij. Gjithsesi, ka dhe faktorë të tjerë që mund të çojnë në largimin e kapitenit emblematik të Liverpulit.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›