Liban-Izrael, shkëmbim zjarri me raketa
Raketa të tipit Katjusha janë hedhur gjatë ditës nga Libani drejt territorit të Izraelit. Raketa shpërtheu pranë qytetit izraelit të Kiriat Shmonës, por pa shkaktuar dëme në njerëz. Si kundërpërgjigje ushtria izraelite hodhi tetë raketa në territorin libanez.Burimet e sigurise izraelite njoftuan se nuk pati viktima nga raketa dhe deklaruan se ajo përplas në një fushë të hapur pranë qytetit verior kufitar. Burimet libaneze të sigurisë kane konfirmuar një raketë është gjuajtur nga Libani jugor nga fshati Houla,dhe me pas Izraeli ka gjuajtur të paktën tetë predha artilerie drejt asaj zonë. Duke folur për Reuters, një banor i Houla tha se ai nuk ishte i shqetësuar në lidhje me shkëmbimin e zjarrit. "Nuk ka asgjë per t'u shqetësuar për në ditët në vijim dhe askush nuk ka frikë dhe si ju mund të shikoni ketë ngarje pranë kufirit. Çdo gjë është në rregull.'Izrael dhe Libani akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit të OKB-së të arritur nga viti 2006 që i dha fund një muaj lufte të gjatë mes Izraelit dhe grupit Hezbollah.