E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, i perket Hamburgut

Cana do te jete lojtar i Hamburgut, per te mbyllur telenovelen e gjate te tij, qe eshte lakuar se do te jete pjese e njeres dhe tjetres skuader, ne Gjermani dhe ne Angli. Sipas "Province", qe i referohet burimeve zyrtare te klubit francez, largimi i kapitenit te Olimpikut te Marsejes, Lorik Cana, ka ndodhur ne menyre zyrtare dhe tani ai i perket ekipit te Hamburgut. Cana, 25-vjec, gjate sezonit te fundit me Marsejen zhvilloi 27 ndeshje. Ai eshte blere nga Hamburgu, per nje shifer qe shkon deri te 7 milione euro. Cana do te nenshkruaje me gjermanet nje kontrate kater vjecare por do te largohet derisa te mberrije lojtari, M'bia te Olimpiku. Cana eshte vene ne qender te merkatos gjate diteve te fundit, pasi disa ekipe kane kerkuar sherbimet e tij. Drejtuesit e Hamburgut ishin ne Tirane per te takuar pak dite me pare lojtarin e kombetares sone, te cilit i afruan 6 milione euro. Por pas ofertes se pare klubi francez nuk ka pranuar, duke kerkuar 1.5 milione euro me shume dhe eshte arritur me ne fund nje marreveshje e mesme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›