E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neser mesohet kundershtari, pas ndeshjes Laneli-Madheruell

Cipi beson tek suksesi evropian, Flamurtari mbart disa talente

Flamurtari nuk do te luaje ne Evrope, thjesht per te kaluar radhen. Sipas Geri Cipit, Sekretarit te Pergjithshem te Klubit te Flamurtarit ne Evrope dhe ne edicionin e ri futbollistik, Flamurtari ka ambicie te larta. "Ne do te kerkojme qe te arrijme maksimumin tone. Pjesa e lojtareve qe mbyllen sezonin e ri, edhe pse mjaft lojtare kane pasur oferta te majme ne Evrope, jo me kot kane qendruar," - theksoi Cipi. Ekipi vlonjat eshte duke i mbyllur pergatitjet, ne vigjilje te sezonit te ri futbollistik dhe synon qe te arrije nje sukses ne ndeshjen e pare ne Vlore, ku do t'i vizitoje ekipi uellsian i Lanelit ose Madheruelli i Skocise. Surpriza e ndeshjes se pare ne Skoci, ku fitoi Laneli, jashte cdo lloj parashikimi do te thote se shanset jane Flamurtari te kaloje ne turin e trete te Euro Liges. Sipas nje organizimi te ri ne kete sezon, Kupa UEFA eshte shkrire dhe me ndryshimet e ndodhura fituesi i Kupes se Shqiperise kualifikohej automatikisht ne raundin e dyte, cka do te thote se vlonjatet mund te perserisin historine, per shkuar serish larg. Vlonjtatet kujtojne ende nje brez te shkelqyer me lojtare para viteve '90, kur kapercyen disa emra te njohur te futbollit evropian dhe shkruan historine ne Evrope. Objektivi i ketij sezoni, pas rikthimit ne kompeticionet evropiane, eshte qe Flamurtari te kaloje turin e pare. Neser nga Uellsi, vlonjatet do te mesojne emrin e kundershtarit, pas ndeshjes se kthimit mes Lanelit dhe Madheruellit. Keta te fundit ishin cilesuar favorite dhe madje konsiderohen se do te jene ata qe te kualifikohen, edhe pse kane humbur ne ndeshjen e pare, ne fushen e tyre. Portieri Mocka, mbrojtesi Veliu pa ndeshjeve evropiane pritet te jene ne interesin e disa ekipeve te huaja. Veliu aktualisht ka pesuar nje demtim, por shpreson qe te rikthehet ne forme, per te qene pjese e skuadres, te pakten ne ndeshjen e dyte te Euro Liges.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›