E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prania e Kuzhe, motivon Dinamon

Aranit Muraci

Lojtaret e Dinamos do te kene nje prove te veshtire, neser ne Tirane, per te fituar ndaj Lahtit te Finlandes dhe per te bindur trajnerin Josip Kuzhe, se disa prej tyre vlejne qe te jene pjese e kombetares ne nje ardhme. Trajneri i kombetares sone, Josip Kuzhe do te jete ne Tirane per te ndjekur nga afer nje nga ndeshjet e Euro Liges. Neser Dinamo do te perballet me Lahtin ne "Qemal Stafa", me synimin per te fituar dhe qe te kete mundesi per t'u kualifikuar ne raundin e dyte te Euro Liges. Pas ndeshjes zyrtare dhe qe ishte debutuse per Kuzhe, me Portugaline ne Tirane, kuqezinjte zhvilluan edhe nje miqesore me Gjeorgjine. Kombetarja eshte futur ne nje faze reformash dhe trajneri po sheh te gjithe kandidatet qe pritet te bashkohen brenda vitit me ekipin e pare. Disa lojtare te Dinamos do te jene ne vezhgim te trajnerit dhe humbja e pesuar ne ndeshjen e pare 4-1 jep me pak shanse per kualifikim. Gjithsesi, trajneri i kombetares do te kete nje mision tjeter, para se te vendose per lojtaret qe do te therrase ne nje miqesore te gushtit ne Tirane, ne nje nder provat e fundit, para vendimeve te tij. Kuzhe ka marre per siper qe te reformoje ekipin kombetare dhe eshte duke pare cdo lojtare te se ardhmes, qe mund te perfshije ne kombetare. Ne radhet e Dinamos, nje nder ekipet me te forcuar gjate merkatos se veres aktivizohen nje sere lojtaresh, kandidate per te veshur fanellen kuqezi. Bakaj eshte aktualisht lojtar i kombetares, por edhe Plaku, Fagu, si dhe Pisha dhe Poci shihen si kandidate per te bindur trajnerin, qe t'i ftoje ne miqesoren e radhes. Sakaq, ne kampin shkodran, pas fitores se pare, eshte deklaruar nga trajneri Hasan Lika se do te administrohet fitorja, qe te arrihet kualifikimi. Vllaznia do te perballet ne raundin e dyte me Rapidin e Vjenes dhe trajneri Josip Kushe do te kete nje mundesi tjeter, para miqesores se gushtit, qe te shohe edhe ekipin shkodran.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›