Cana kapiten i Shqipërisë në përballjen me Portugalinë
Tiranë - Lorik Cana pritet të jetë kapiten i përfaqësueses sonë në ndeshjen e nesërme me Portugalinë. Trajneri Josif Kuzhe do ta vendosë futbollistin e Olimpikut të Marsejës në zemër të mbrojtjes, duke synuar që të bëhet një pengesë për sulmin portugez.
“Një skuadër e tillë si Portugalia, me lojtarë të mëdhenj nuk mund të përballohet individualisht, por duhet që lojtari që do të luajë kundër Ronaldos apo një futbollisti tjetër, duhet të këtë edhe nevojën për mbështetjen e shokut të tij, të cilit duhet t'i rrijë sa më afër, pasi në shumë momente në kundër një nuk mjafton”, deklaroi Cana në një konferencë shtypi.
“Nëse ne në çdo lëvizje që bëjmë, sidomos në aspektin e mbrojtjes, nëse nuk do të kemi të organizuar dhe do të kemi hapësirë nga njëri-tjetri, në atë moment mund të rrezikojmë kartonë më shumë, apo mund të ndëshkohemi me 11-metërsh”, theksoi Cana.