E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia rezistence ndaj vepres se Camajt

Opinion

Per kedo qe e ndjek me vemendje jeten letrare ne Shqiperi nuk ka si te mos bjere ne sy nje fakt jo i parendesishem dhe fakti eshte ky edhe sot e kesaj dite ne Shqiperi ka nje rezistence ndaj vepres se Martin Camajt. Kjo ndodh pavaresisht faktit se zyrtarisht arsyet e refuzimit te tij kane rene dhe vepra e tij qarkullon tashme te lexuesi i interesuar per letersine e vecanerisht per poezine pavaresisht faktit se qe prej vitit 1990 vepra e tij qarkullon tashme ne Shqiperi madje ne vitin 1997 eshte botuar pjesa me e madhe e vepres e tani eshte ne proces botimi i vepres se plote te tij pavaresisht faktit se ai eshte tashme ne tekstet e shkollave dhe nje reference e rendesishme letrare sidomos per brezin e poeteve qe kane ardhur ne letersine shqipe pas viteve lsquo90. Arsyet e kesaj rezistence mendoj se tashme me teper se politike jane estetike dhe rezistenca ndaj poezise se Camajt eshte rezistenca ndaj poetikes se Camajt ose me sakte ndaj alterpoetikes se tij. Sepse poezia e tij mendoj se paraqet ne kuadrin e pergjithshem te poezise shqipe nje alterpoetike. Nje alterpoetike natyrisht nese per poetike pranojme njerin prej tri kuptimeve te rendesishme qe na kumton ky term sipas te cilit fakti letrar eshte nje forme e vecante e gjuhes dhe kuptimesimit e jo rezultat i rrethanave shoqerore psikologjike apo politike. Alterpoetika e Camajt shfaqet ne letersine shqipe heret. Me sakte me botimin e librit te tij te dyte me poezi Kanga e Vrrinit ne Prishtine ne vitin 1954. Qysh me kete liber poezia e Camajt na shfaqet si nje alterpoetike si ne raport me poezine bashkekohore shqiptare ashtu edhe ne raport me poezine e tradites. Nese poezine bashkekohore thjesht e refuzon estetikisht poezine e tradites ai e perafron me poezine bashkekohore europiane. Nese ne raport me poezine bashkekohore ai eshte thjesht refuzues ne raport me traditen ai eshte shnderrues. Camaj shkon perkunder prirjeve te poezise bashkekohore e cila merr rrugen e angazhimit dhe te banalizimit te poetikes per hesap te politikes. Sic tashme dihet poezia shqipe ashtu si tere letersia behet instrument i propagandes totalitare dhe si e tille ajo detyrohet te modelohet per qellimet e kesaj propagande. Ne ndryshim nga letersia publicistike propagandistike Camaj e ka poezine qellim jo mjet. Per kete arsye ndoshta Camaj ben pjese nder te paktet autore qe i perkushtohet poezise se paster. Ai ndjek keshtu modelin e Mjedes dhe Poradecit. Ai e shkruan poezine per te fiksuar mendimin dhe ndjenjen boten dhe sendet e saj. Poezia eshte lutja e Camajt. Eumlshte thene shume deri ne abuzim se Camaj eshte poet hermetik. Mendoj se poezia e tij nuk eshte hermetike. Ajo e ka si tipar erresiren por jo hermetizmin. Poezia e tij si gjithe poezite moderne te shekullit te kaluar ka ambicien kontradiktore te perfaqesoje si shprehjen e kuptimit ashtu edhe fshehjen e tij. Nepermjet erresise gjuha poetike diferencohet nga gjuha e perditshme e cila eshte e destinuar per kumtime te drejtperdrejta. Erresimi kuptimor te poetet moderne duhet pare edhe si nje revolte estetike ndaj banalizimit te saj nga sistemet e komunikimit masiv dhe sidomos nga perdorimi propagandistik i gjuhes prej regjimeve totalitare ku gjuha perdoret ne sherbim te qellimit thjeshtezo dhe perserit. Fjala -thote Camaj ka nje jete shekullore ajo reflekton ne kaq e kaq histori lloj-lloj gjerash ajo na ve ne dialog me shume njerez qe mund te jene zhdukur nga faqja e dheut por qe kane lene ketu shpirtin e tyre. Marredhenia e tij me gjuhen shpreh te vecanten e marredhenies se tij me boten shqiptare. Me gjithe kete ikje te vazhdueshme eshte e veshtire te gjesh nder poetet shqiptare nje tjeter poet ku bota shqiptare te jete kondensuar dhe konservuar aq fort. Ne kundershtim me poetiken bashkekohore alterpoetika e Camajt nuk eshte veprim por enderrim imagjinate. Ajo eshte nje gjendje shpirterore dhe poetike impersonale e veshtire per tu shijuar nga njeriu i ri shqiptar nga ky produkt parafabrikat i propagandes tjetersuese komuniste. Dhe deri sa kjo propagande te vazhdoje per inerci ti shtrije metastazat e veta ne mendjen dhe shpirtin e njeriut shqiptar poezia e Camajt do ta kete te veshtire te pranohet shijohet dhe ta beje jeten e vet normale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›