E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me and You cdo te shtune ne Top Channel

Spektakel Alma Bekatashi dhe Elton Deda rrefehen sot ne programin muzikor

Top Channel sjell per publikun nje program te ri muzikor i cili do te nise transmetimin duke filluar nga dita e sotme cdo te shtune. Me and you Une dhe ti keshtu eshte quajtur kjo nisme e re e Top Channel ku spektatorit do ti jepet mundesia te shikoje dy kengetare ose dy grupe muzikore bashke te cilet jo vetem do te kendojne lsquolive por edhe do te rrefejne per publikun ne studio dhe shtepi copeza nga jeta e tyre si dhe hapat e ndjekura ne karrierat muzikore perkatese. Perpos kengeve dhe rrefimeve te artisteve programi Me and You do te permbaje edhe filmime me pamje nga e kaluara si dhe momente te rendesishme te karrieres se tyre si marrje cmimesh por edhe filmime private te vete kengetareve. Ne kete program muzikor ndryshe ku artistet shfaqin vetveten prezantuesja Arbana Osmani vjen ne rolin e autores. lsquoMe and You vjen natyrshem ne ekranin e lsquoTop Channel pasi edhe industria e muzikes ne bote po priret drejt bashkepunimeve. Artistet gjithnje e me shume kane tendence te bashkepunojne e kendojne me njeri-tjetrin. Pjesemarresit e ketij programi jane artistet me te mire te muzikes moderne shqiptare te cilet kane mundesi te shfaqin veten e tyre dhe te shprehen ne duete shprehet Osmani. Ne performancat e tyre kengetaret do te shoqerohen nga orkestra e Top Channel nen drejtimin e Dorian Gjonit. Mbremjen e sotme ne oren 20.45 te ftuarit e Me and You do te jene Alma Bektashi dhe Elton Deda per tu pasuar ne te shtunat e ardhshme nga Alban Skenderaj e Pirro Cako Vikena Kamenica dhe Eliza Hoxha Eneida Tarifa dhe Altin Goci grupet Minatori dhe Fisniket Juliana Pasha dhe Sidrit Bejleri. Me and You vjen per te shijuar muziken bashkekohore shqiptare dhe per te njohur me nga afer nepermjet rrefimeve personale artistet vendas.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›