Cana: “Nuk duhet të dorëzohemi”

Kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, ka folur në mediar franceze për lojën zhgënjyese të ekipit në humbjen me Nisën (0-2), në javën e 6-të të Ligës së parë franceze. Marseja të dielën do të përballet me Paris Sën Zhermenin, ish-ekipin e Lorik Canës. "Lojtarët e Nisës patën raste më të qarta dhe ishin më goditës në portë. U përpoqëm ta nisnim lojën me vrull pa qenë më të vërtetë decizivë në zonën e së vërtetës, ku arritnim me lehtësi. Na mungoi prania përpara golit", - shprehet Cana në sitin zyrtar të klubit. "Duhet të nxjerrim mësime nga kjo humbje. Kishim dëshirë të konfirmonim fitoren me Kaen, por fatkeqësisht nuk ishte raste në mbremjen kundër Nisës. Duhet të ngrejmë kokën lart, pasi veshim një bluzë të madhe. Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të dielën në Paris përballë PSG-së. Një ekip me kualitete duhet ta tregojë, thjesht duhjet ta tregojë gjithmonë vlerat dhe jo një herë apo kohë pas kohe. Është një ndeshje e madhe që na pret, dhe kjo është mënyra më e mirë për t'u rinisur. Duhet të jemi të të pranishëm mendërisht në cdo ndeshje. Kolektivisht. Nuk duhet të lejojmë më të biem në Marsejë",