Cana mban premtimin: Diti të ndalë Fabregas
Autori i Lajmit: Redaksia
Skuadra e Sunderlandit ka vazhduar me formën e mirë të saj ndaj skuadrave të kreut të Premier Ligës angleze, duke e mposhtur kësaj radhe Arsenalin me rezultatin minimal 1-0. Pas barazimit kundër Manchester United dhe pas fitores ndaj Liverpoolit, skuadra ku aktivizohet mesfushori kosovar, Lorik Cana, ka mposhtur edhe topçinjtë e Arsene Venger. I vetmi gol i ndeshjes u shënua pas një gjuajtje nga këndi, me ku me një gjysmë-vole Darren Bent mposhti portierin Almunia (71). Lorik Cana u rikthye këtë ndeshje për Macet e Zeza dhe si gjithnjë benjamini i Bruce ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë. Arsenali, i cili ende nuk ka arritur në top form, kërkon të rrëmbeje dy sulmues të talentuar në Itali, të cilët premtojnë një të ardhme të madhe për kombëtaren e kaltër. Bëhet fjalë për bomberin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini dhe djalin “mistrec” të Interit, Mario Balotelli. Oferta për Pazzini-n është 18 milionë euro, por Sampdoria kërkon 25. Nëse doriani do të transferohet në Londër, atëherë do të ishte padyshim blerja më e shtrenjtë italiane e Premier League. Ndërkohë, Arsene Venger i ka vënë syrin edhe ganezit me pasaportë italiane. Hipoteza më e mundshme është shkëmbimi kokë më kokë me fantazistin spanjoll, Cesc Fabregas.
Chelsea nuk ndalet
Chelsea ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në javën e 13-të të Premier Ligës, duke mposhtur Uolverhampton Uanderers me rezultatin e thellë 4-0. Serinë e golave e nisi Florent Malouda në minutat e para të ndeshjes (5), ndërsa Michael Essien me dy golat e tij (12 dhe 22) vendosi rezultatin provizor të pjesës së parë, 3-0, në favor të Bluve. Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Joe Cole (56) pas një pasimi të Kalou.
Me këtë fitore, Chelsea përforcon pozitat edhe më shumë në krye të tabelës, duke qenë se Arsenali u mposht nga Sunderlandi.
Liverpool dhe City ndajnë pikët
Liverpooli nuk ka arritur të arrijë një fitore as në takimin e djeshëm përballë Manchester City në Anfield, duke marrë vetëm një pikë pas barazimit 2-2. Të kuqtë ishin ata të cilët kaluan të parët në epërsi me anë të golit të shënuar nga Martin Skrtel katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes, pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e kapitenit Steven Gerrard. Por Manchester u rikthye në lojë, duke shënuar dy gola brenda dhjetë minutash për të përmbysur rezultatin. Fillimisht Emmanuel Adebayor barazoi në minutën e 69-të, përpara se Simon Ireland tu sjellë avantazhin mysafirëve shtatë minuta më pas (76). Por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin pas vetëm një minute tjetër, me anë të golit të shënuar nga Yossi Benayoun.
Ky barazim është i dyti këtë sezon për Liverpoolin, që tashmë ka grumbulluar 20 pikë nga 13 ndeshje, ndërsa City gjendet një vend më lartë me 21 pikë dhe me një ndeshje më pak.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009