Dinamo merr “arratinë” mes kontestimeve të Apolonisë
Autori i Lajmit: Redaksia
Dinamo fitoi ngushtësisht 3-2 derbin me Apoloninë në javën e 11-të, e fundit e fazës së parë, duke u ngjitur në kuotën e 29 pikëve. Djemtë e Muçës tashmë janë shkëputur 11 pikë nga kavajasit e Besës që do të luajnë sot në Durrës. Vllaznia fitoi 1-0 me Gramozin, duke e lënë vendin e fundit. Shkumbini fitoi në Peqin 1-0 me Skënderbeun, ndërsa Kastrioti e Flamurtari ndanë nga një pikë në barazimin 1-1 në Krujë, Pasi e bëri pushim fundjavën e shkuar, si rezultat i angazhimit të kombëtares kuqezi në miqësoren me Estoninë, kampionati riktheu futbollin e luajtur kombëtar në disa stadiume të vendit. Blutë, me një ecuri mjaft pozitive deri tani, kërkuan të ruanin ritmin, por edhe diferencën prej 8 pikësh me Besën që e ndjek, duke e mbyllur fazën e parë pa asnjë humbje. Dhe ia arritën kësaj, edhe mes kontestimesh.
Kontestime në gjykim
Një penallti e dukshme e pretenduar nga Apolonia, por edhe goli në pozicion jashtë loje i Diopit, janë momentet më domethënëse të një gjykimi (me në krye kryesorin Edvin Hoxha) që linte për të dëshiruar në këtë ndeshjeje. Në fushën e lojës, në shumicën e 93 minutave, dominoi skuadra fierake, e cila barazoi përkohësisht golin e minutës së 20-të, të shënuar nga Sefa, me anë të një eurogoli të Capos, në minutën e 51-të. Pas këtij momenti, blutë çorientohet totalisht, ndërkohë që Apolonia ndërmerr sulme të njëpasnjëshme drejt kuadratit të Kotorrit. Në një rast të tillë, Meto vërshon drejt portës kundërshtare, ku pengohet dukshëm në mënyrë të parregullt nga dy mbrojtës dinamovitë, por gjyqtari Hoxha mbyll sytë, duke vazhduar lojën. Në një gjykim të tillë, Dinamo merr krahë dhe, nisur edhe nga rëndimi psikologjik i fierakëve, që shikonin se kishin kundërshtar edhe Hoxhën, shënuan dy herë të tjera, me anë të Dipoit dhe Sefës. Goli i shënuar nga senegalezi ka ardhur pas një pozicioni jashtë loje të Diopit, sepse gjyqtarët kanë përligjur gjithcka. Në minutën e 3-të shtesë, ka qenë Semir Haxhibuliç, i futur në vend të Bërkiçit, më i miri në fushën e lojës. Dinamo siguron fitoren e radhës, duke e mbyllur në krye të renditjes fazën e parë. Në pritje të ndeshjeve që do të luajnë sot dy ndjekëset më të afërta të saj, Besa në Durrës dhe Tirana në Laç, Dinamo ndodhet e shkëputur tashmë plot 11 pikë.
Dorëhiqet presidenti i Apolonisë
Humbja e kontestuar në sfidën me Dinamon, ka bërë që Presidenti i Apolonisë, Endri Puka, të rishikojë pozicionin e tij. I lodhur dhe shumë i zhgënjyer nga ky lloj futbolli që po luhet në Shqipëri, ku edhe në mes të Tiranës, mu në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” vendosin gjyqtarët dhe faktorë dytësorë, Zoti Puka ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i tij. Lidhur më këtë veprim, presidenti i Apolonisë, Endri Puka, ka komentuar: “Në këto dy vite që kam ushtruar funksionin si president i Apolonisë kam punuar me filozofinë që shumë shpejt Federata Shqiptare e Futbollit do të krijonte rregulla të barabarta loje për të gjitha skuadrat. Për fat të keq, të gjitha strukturat e FSHF-së, të cilat kanë kompetencat për të gjykuar, qofshin arbitra apo komisione, njohin vetëm dy gjuhë: dhunën dhe lekun. As unë dhe askush tjetër tek Apolonia nuk i njeh këto gjuhë, ndaj, duke qenë i bindur se autoritetet drejtuese të FSHF-së nuk kanë vullnet për ta reformuar dhe për të vënë standarde normale në futbollin shqiptar, kam vendosur që të jap dorëheqjen nga detyra e Presidentit të Apolonisë.”
Ndalet Kastrioti
Po dje, janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera të javës së 11-të. Kastrioti ka befasuar, teksa është ndalur në barazim 1-1, në Krujë. Golit të Teqes për vendasit, i është kundërpërgjigjur në minutat shtesë Alvizh i Flamurtarit, që ka marrë një pikë të çmuar në Krujë. Te fitorja, që jep shpresë, është rikthyer Vllaznia. Ka mjaftuar vetëm një gol, shënuar nga mesfushori Osja, që kuqeblutë të mundin Gramozin. Në Shkodër është rikthyer Agim Canaj, por kësaj here jo si trajner i kuqebluve, por i Gramozit. Kolonjarët janë munduar shumë të dalin me një barazim nga “Loro Boriçi”, por nuk ia kanë dalë dot. Sepse goli i vetëm i ndeshjes ka bërë diferencën në këtë ndeshje, e cila, sa i takon lojës, ka qenë një ballafaqim i gjatë mes sulmeve shkodrane dhe mbrojtjes së përforcuar të miqve. Në Peqin, Shkumbini vendas ka mundur minimalisht Skënderbeun, duke marrë tri pikë me mjaft vlera, në një sfidë ku ka vendosur shumë faktori fushë. Korcarët kishin ardhur në këtë transfertë për të marrë një pikë, në funksion të së cilës kanë ndërtuar edhe lojën, por goli i Mustafajt, në minutën e 56-të, ka vendosur gjithcka. Në këtë mënyrë, 3 pikët shkojnë në favor të peqinasve, që ngjiten në renditje, ndërsa korçarët janë në rënie të lirë.
Ndeshjet e sotme
Sot, në transfertë do të luajë Tirana, edhe ajo me pikë të barabarta me fierakët e vendit të tretë. Bardheblutë, kampionët në fuqi, do të jenë mysfairë të dielën, në orën 13.00, në fushën e Laçit, në një transfertë të vështirë dhe delikate për vazhdimësinë, pasi vendasit nuk falin kollaj në shtëpi. Morali në të dyja kampet respektive duket i lartë, pasi Laçi vjen pas një barazimi në Vlorë, ndërsa Tirana pas tri fitoresh radhazi. Kjo e bën mjaft interesante këtë ndeshje. Besa e vendit të dytë do të luajë derbin me Teutën e Durrësit, në fushën e kësaj të fundit. Kavajasit, që pësuan dy humbje radhazi, në javën e 9-të dhe të 10-të, konkretisht në Krujë me Kastriotin dhe në shtëpi me Dinamon, kanë vetëm një rrugë, për të mbetur sërish pretendentë: të marrin 3 pikët në “Niko Dovana”. Por, që ta arrijnë këtë, duhet kaluar një pengesë e madhe, siç janë “djemtë e detit”. Këta të fundit, veçanërisht në fushën e tyre, kanë qenë të pathyeshëm në këtë kampionat, ndaj verdhezinjtë duhet ti bëjnë mirë llogaritë.
Kategoria I
Bylisi i Ballshit nis të krijojë shkëputjen në krye të kategorisë së parë, për shkak se në javën e 11-të, ndjekësi më i afërt i tij, Elbasani, është ndalur në Burrel. Skuadra ballshiote ka mundur në shëtpi Besëlidhjen, me rezultatin 1-0, ndërkohë që Elbasani është mundur në Burrel 2-1. Në këtë mënyrë, kjo javë, përvec Bylisit, ka punuar edhe për Lushnjën, e cila ka fituar brenda në Tiranë, në stadiumin “Selman Stermasi“, ndaj Partizanit. 2-0, ka qenë rezultati i kësaj ndeshjeje, në favor të myzeqarëve, ndërkohë që „të kuqtë“ kanë humbur një penallti, me anë të Karapicit. Sikurse duket, Partizani është në rënie të lirë, nga ndeshja në ndeshje, duke vuajtur mungesën e një presidenti të vërtetë, që të investojë financiarisht për skuadrën (ka vetëm për emër Xhanin, i cili prej më shumë se një viti nuk ka dhënë asnjë qindarkë për skuadrën), por edhe mungesën e një trajneri profesionist, më së paku me licensë, pasi Bejzade, sikurse dihet, nuk ka asnjë lloj stature për të qenë i tillë. Në këto kushte, Partizani, nëse situata nuk ndryshjon në merkaton e janarit, duket se do të luftojë për të qëndruar në kategorinë e parë, jo për tu ringjitur në superligë. Sepse do ti duhet të sfidojë Bylisin, Elbasanin, Lushnjën, Kamzën, por edhe Adën, që mundi brenda në Gjirokastër Luftëtarin. Kamza ka fituar në Skrapar, 1-0, ndërsa Ada në Gjirokastër 2-0. Fitore me vlera ka marrë edhe Pogradeci, 1-0 në fushën e Sopotit të Librazhdit, duke ruajtur pozitat kryesuese dhe pretendimet serioze në këtë kampionat. Më poshtë, në mënyrë telegrafike, ja edhe pasqyra e plotë e javës së 11-të të kategorisë së parë.
Kategoria Superiore
Java 11-të
Dje
KASTRIOTI-FLAMURTARI 1-1
Shënues: Teqja 57′ / Alvizh 92
DINAMO-APOLONIA 3-2
Shënues: Sefa 20′, 84′, Diop 81 / Capa 51, Sm.Haxhibulic 93
VLLAZNIA-GRAMOZI 1-0
Shënues: Bala 49
SHKUMBINI-SKENDERBEU 1-0
Shënues: Mustafaj 56
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009