STUDIMI Peshk çdo dy ditë, për të zgjatur jetën
Autori i Lajmit: Redaksia
Kush do të jetojë gjatë, duhet të hajë peshk të paktën një herë në dy ditë. Nuk është thjesht një thënie popullore, por rezultatet e një studimi të zhvilluar në Japoni për rreth 19 vjet, nga një grup shkencëtarësh të Universitetit “Shiga”. Studiuesit kanë marrë në analizë të dhënat e rreth 9.252 personash (4.070 prej të cilëve burra dhe 5.182 gra të moshave nga 30 deri në 64 vjeç). Për burrat studimi provon me saktësinë me të madhe se rezultatet e “eliksirit” të jetëgjatësisë është një dietë me bazë peshku. Sipas studiuesve dieta është mjaft e dobishme për burrat, të cilët janë më pak të ekspozuar ndaj rreziqeve për infarkt dhe iktuse cerebrale. Ndërsa për gratë studimi nuk ka të njëjtat përfundime ndërmjet kategorive të ndryshme. “Por kjo nuk do të thotë,- shpjegojnë studiuesit,- se përpara seksit femër peshku humbet aftësitë e tij.
Mendojmë se arsyeja e kësaj mungese funksionimi qëndron se aspetativa e jetës së grave është më e lartë se ajo e burrave (në Japoni në 2003, gratë kishin një moshë mesatare jetëgjatësie 84-vjeçare, ndërsa burrat 78,3)”. Sipas studiuesve japonezë, studimi tregon se dieta me bazë peshku është një nga sekretet e jetëgjatësisë së japonezëve që prej vitesh janë në majat e klasifikimeve për jetëgjatësinë si për gratë, ashtu dhe për burrat.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009