E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vaji i merlucit frenon depresionin

Autori i Lajmit: Redaksia
Vaji i merlucit frenon depresionin
Vaji i merlucit ndihmon për të luftuar depresionin. Madje, sipas studiuesve, një lugë nga ky vaj çdo ditë ul në 30% probabilitetin për të mbetur viktima të kësaj pathologjie. Në studimin e tyre, që publikohet në “Journal of Affective Disorders”, studiuesit e Universitetit të “Haukeland” në Norvegji, kanë analizuar gjendjen shëndetësore dhe regjimin ushqimor që ndiqnin 22.000 persona me moshë mbi 40 vjeç.
Në këtë mënyrë është vërejtur se personat që nuk konsumonin vaj merluci kanë një përqindje sinjifikative më të lartë stresi, ankthi dhe depresioni. Përkundrazi, 9% e personave të ekzaminuar që konsumonin një lugë në ditë, shfaqnin një ulje prej 30% të këtyre shqetësimeve psikologjike. Sipas studiuesve, kjo është një provë më tepër rreth efekteve dobiprurëse të acideve yndyrore të quajtura “Omega-3”, që janë një përbërës kryesor i vajit të peshkut. “Omega 3”, sipas studimeve të ndryshme, janë të dobishëm për tu mbrojtur nga iktusi dhe infarkti, madje dhe nga tumoret. Vaji i mëlçisë së merlucit merret duke avulluar mëlçinë e këtyre peshqve, për të marrë më pas lëngun e pasur me vitaminë A dhe D.
Ky lajm është publikuar: 22/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›