E Diel, 1 Nëntor 2026

Lista anti-Milan, Bushati i beson "gardës së vjetër"

Miqësorja Shqipëri-Milan ka hyrë në
fazën e saj më interesante. Kur na
ndajnë pak më shumë se 24 orë nga
ndeshja, e cila do të zbresë në fushë
yjet më të mëdhenj të futbollit botëror,
të inkuadruar në skuadrën e Milanit
dhe një seleksioni me futbollistët më të
mirë të kampionatit shqiptar, por edhe
disa kuqezinj që luajnë jashtë dhe që
kanë mundur të marrin leje nga klubet
përkatëse të tyre. Për shkak të vonesës
së FSHF-së në lidhje me emërimin e
trajnerit të ri të Kombëtares, në krye të
këtij seleksioni, që do të përballet me
kuqezinjtë italianë, do të rikthehet trajneri
i përfaqësueses U-21, Artan Bushati.
Është pak i çuditshëm fakti i shpalljes së
listës së Kombëtares shqiptare vetëm
24 orë para ndeshjes (dje në orët e para
të mbrëmjes), gjithsesi kjo miqësore e
sponsorizuar nga "Taçi Oil", do të ketë
karakter festiv. Do të jenë 21 futbollistë,
që do të vihen në dispozicion të trajnerit
Bushati, nga të cilët 7 vijnë nga kampionatet
e huaja dhe pjesa tjetër nga
kampionati shqiptar. Tekniku i Shpresës
i beson më shumë "gardës së vjetër",
pasi 13 prej tyre janë pjesë e Kombëtares
A. Ndërkohë që pjesa tjetër vjen nga organika
e ekipit tonë U-21. Grumbullimi nis
sot në hotel "Dyrrah" në Durrës, ndërsa
stërvitja e vetme do të zhvillohet në orën
17:00 në "Niko Dovana".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›