E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana, nga lideri në rezervist

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 12:22

Arritja e Lorik Canës në Lazio ishte parë si një ‘goditje’ e madhe, njëri nga ata lojtarët që do të ndihmonte në ngritjen e kualitetit në mesin e fushës, ku mesfushori kosovar do të sillte energji dhe eksperiencë, e cila mungonte sezonin që shkoi.

Një mesfushor karizmatik, një lojtar i rëndësishëm, i cili qysh në fillim i rrëmbeu zemrat e tifozëve Biancocelesti.

Por, nëse gjykohet ajo që është parë në fazën përgatitore, duket se ish-futbollisti i Galatasarayt, për trajnerin Edy Reja nuk është më shumë se një alternativë luksi i mesfushorit Cristian Ledesma, shkruan uebfaqja italiane lalaziosiamonoi.it.

Sipas trajnerit italian, Cana nuk e posedon ‘këmbën e duhur’ për ta mbuluar pozitën e mesfushorit.

Reja është bërë konfuz, ngase përfaqësuesi shqiptar i ka kushtuar Lazios shtrenjtë, afër 7 milionë euro, andaj do të ishte e pakuptimtë të lihet në bankinë. Në alternativë, Reja e ka në kokë idenë që ta vendos 27-vjeçarin në qendër të mbrojtjes, së bashku me Diasin, pozitë të cilën Cana e mbulon me rezultat pozitiv edhe në Kombëtaren shqiptare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›