Cana nuk është për Serie A
Lorik Cana nuk është i përshtatshëm për futbollin italian, sipas ish-menaxherit të tij, Claudio De Nicola.
Mesfushori kosovar gjatë verës iu bashkua Lazios nga Galatasaray, por deri më tani nuk ka gjetur hapësirë të mjaftueshme në ekipin e Edy Rejas dhe vazhdon të luajë rolin e rezervistit.
“E njoh mirë Lorikun dhe sinqerisht mendoj se nuk është duke u aktivizuar në pozitat e tij si dhe nuk besoj se mund të adaptohet në lojën e trajnerit Reja që mesfushën e mbështet te futbollistët që manovrojnë mirë me topin”, tha Nicola për cittaceleste.it.
Për më tepër, Nicola mendon se Cana nuk i përshtatet Kampionatit italian. “Ai nuk është për Serie A. Mendoj se e vetmja mundësi do të ishte të aktivizohet në pozitën e qendërmbrojtësit, rol të cilin e mbulon me Kombëtaren e Shqipërisë”, përfundoi ai.