Cana pranë nënshkrimit me Hamburgun
Kalimi i Lorik Canës te Hamburgu lidhej me dy lëvizje të tjera në merkato në të dy klubet. Marseja priste të gjente një zëvendësues për mesfushorin kosovar dhe në fakt, dje është arritur një akord me Rëne për mesfushorin Stefan Mbia, për të cilin Marseja pagoi shumën e 12 milionë eurove.
Po kështu, Hamburgut i duhet të gjente mjetet financiare për të paguar kartonin e 26 vjeçarit shqiptar dhe po dje, klubi gjerman ka njoftuar shitjen e mesfushorit kamerunas Atuba tek Ajaksi i Amsterdamit.
Megjithatë, në kampin gjerman ka polemika. Blerja e shqiptarit mund të boshatisë arkën e klubit, i cili është shumë pranë afrimit edhe të dy lojtarëve të tjerë, Filip Senderos dhe Markus Berg.
Ndërkohë, sipas mediave angleze, përgjigjja përfundimtare e Canës po vonon për shkak të interesimit edhe të dy klubeve angleze, Arsenalit e Liverpulit, të cilët po ngurojnë disi në këtë tratativë.