Galiani: Luis Fabiano objektivi i vetëm
"Objektivi i vetëm i Milanit mbetet Luis Fabiano i Sevilias”, përsërit Adriano Galiani në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Futbollit në Itali. Mbyllen kështu përfundimisht pistat që dëshironin Klas Huntelarin e Realit të Madridit, që duket i destinuar drejt Shtutgartit.
Në fakt me Sevilian kontaktet kanë qenë të vazhdueshme. Dëshira e Milanit dhe Luis Fabianos për një “martesë” midis tyre pengohet vetëm nga kërkesa e lartë e Sevilias që kërkon plot 25 milionë euro për sulmuesin brazilian, kampion i freskët i Kupës së Konfederatave. Milani mbete në pritje për “uljet e gushtit”, siç deklaroi edhe vetë Galiani.